“Bylbyli i Tropojës”, vjen nga Gold AG dhe Dava Gjegji

Gold AG sapo ka publikuar bashkëpunimin e ri.

Gold AG ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Bylbyli i Tropojës”, në duet me Dava Gjergjin, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë i kushtohet dëshmorit të Tropojës, Bylbyl Breçanit, i cili kishte rënë dëshmor në Koshare.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Goldi, orkestrimin e bëri Fatos Canolli, ndërsa videon e punoi Mirton Xhekaj.

Para publikimit të këngës, Goldi ishte shprehur i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me Dava Gjergjin, të cilën e quajti artiste të preferuar të fëmijërisë.

Kujtojmë se ky është njëherësh dueti i parë që Gold AG e sjell me Dava Gjergjin.

Comments are closed.