Challandes: Do ta japim maksimumin, por nuk është turp të humbësh ndaj Greqisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencën për media para ndeshjes që do të zhvillohet nesër në Athinë me Greqinë.

Challandes u shpreh se ndihet i befasuar me kritikat e shumta që kanë ardhur në adresë të tij.

Ai theksoi se “Dardanët” do të japin maksimumin nesër, por tekniku zviceran tha se nuk është turp të humbasësh nga Greqia.

“Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë. Të shënosh ndaj Sllovenisë nuk është e lehtë. Asnjëherë nuk mund të fitosh lehtë as kundër Moldavisë. Ne nuk mund të themi se mund ta fitojmë Ligën C dhe të kalojmë në Ligën B. Jam goxha i befasuar me kritikat e tepërta që i kemi pasur. Unë nuk jam trajner që dua të humb, por duhet t’i merrni parasysh mungesat që i kemi”.

“Të gjithë e dinë se nuk është një moment i mirë për ne. Kemi disa probleme, mbi të gjitha me lojtarë të lënduar. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, nuk jemi të kënaqur me paraqitjet. Ishte një zhgënjim i madh me Maqedoninë e Veriut, një lojë jo e lehtë me Slloveninë apo Greqinë. Ne duhet të qëndrojmë si ekip, unë duhet të rri si trajner që mund ta ndihmoj ekipin”.

Problem sipas tij janë edhe mungesa e madhe e lojtarëve.

“Nuk është e lehtë për ne. Nuk dua të flas për lojtarët që nuk janë këtu, por shpresoj që ju nuk jeni budallenj dhe që nuk po e shihni këtë situatë”.

Challandes në konferencë foli edhe për taktikën e lojës.

Ai tha se nuk është problem të ndërrohet edhe loja, por shefi i shtabit teknik të Kosovës problem nuk e sheh mbrojtjen por sulmin.

Comments are closed.