Challandes: Me Çekinë luajmë ndeshjen që do të na e mundësojë ta luajmë ndeshjen e jetës pastaj

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Kosova para vetes ka dy ndeshje të rëndësishme, atë me Çekinë dhe më pastaj me Anglinë.

“Nëse do të isha Shekspiri, do të thosha, të jesh apo të mos jesh. Ndoshta shumë njerëz mendojnë se duhet të fitojmë dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë përfundon gjithçka. Nuk mendoj se duhet ta ndryshojmë filozofinë tonë. E rëndësishme për neve të luajmë mirë. Kjo mjafton për fitore”.

“Kurrë nuk do të flas me ekipin e tu them se duhet të fitoni sepse kjo është presion i madh mbi ta. Është shumë me rëndësi tash sepse deri tash e kemi luajtur filozofinë tonë dhe tash nuk duhet ndryshuar pse jemi në fund të këtyre kualifikimeve”. Ka thënë Challandes, njofton Klan Kosova.

“Unë ju them luajeni lojën tuaj, luftoni, luftoni… Kërkoj nga lojtarët që kenë sjellje të mirë dhe të kënaqen duke luajtur një ndeshje të tillë. Nuk mund ta përkthejmë rastin me presion por në kënaqësi, ta luajmë lojën që kemi bërë deri tash”.

“Nuk them se do të jemi të ftohtë dhe pa emocione por duhet të luajmë në atë formë. Do të doja të lojtarët ta bëjnë ndeshjen e jetës, por ky nuk është presioni. Me Çekinë nuk është ndeshja e jetës për Kosovën, por shumë e rëndësishme. Ne do të luajmë një ndeshje që do të na e mundësojë që pas saj ta kemi ndeshjen e jetës”.

“Gjithmonë flitet për rezultatin, kurse unë flas për lojën”.

“Duhet të bëjmë lojë të mirë, të vrapojmë, të jemi mentalisht mirë, por për mua është normale. Tash kundër Çekisë si ekip e fortë duhet të kemi performancë. E para është për të luajtur mirë dhe ndoshta kjo mjafton për ta arritur rezultatin. Lojë të mirë, lojë të mirë, kështu vjen rezultati.

Presioni për mua nuk është rezultati, po ju them jepeni më të mirën”.