Çitaku përsëri e komenton lojën e Kosovës ndaj Anglisë, e përmend trajnerin Klopp, dhe ish- presidenten Jahjaga

Ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Çitaku, edhe sot e ka komentuar lojën e Kosovës ndaj Anglisë.

Por, kësaj radhe ajo ka dhënë edhe disa “vrojtime” për tifozët e Kosovës, shkruan Gazeta Evropa.

Ndër tjerash ajo, ka bërë me dije se faqja e famshme e Klopp-it të cilës po i referohen shqiptarët, është fake account.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Mirëmëngjesi Kosovë 🙂 Lojë të mirë banëm dje 🙂. Disa vrojtime për ne tifozët, se lojtarët i analizuam mjaftueshëm 🙂

1) Nganjehere edhe kemi me hupë. Kosovën edhe ekipin duhet me e dashtë prapë.

2) Mos analizoni pa e shikuar lojën 🙂.

3) Rezultati i shprehur me gola jo gjithmonë përfaqëson kualitetin e lojës.

4) Ajo faqja e famshme e Klopp të cilës po i referohemi është fake account.

5) Aman, leni ma ato tallje bajate me Presidenten Jahjaga. Shumë pa shije.