Dalin disa vizatime interesante të Adem Mikullovcit

Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë sot në mengjes, por pas vetes ka lënë shumë shumë gjurmë në artistike.

Ndër tjerash, Mikullovci ka lënë pas vetes edhe disa vizatime, të kryera gjatë kohës së lirë, të cilat sot janë bërë publike nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, raporton Gazeta Evropa.

“Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën e VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësorë”, ka shkruar Zyba në llogarinë e tij në Facebook.

Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën e VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësorë.

Posted by Salih Zyba on Tuesday, 15 September 2020

Comments are closed.