Dalin pagesat për 7241 punëtorë të sektorit privat dhe për 4191 përfitues të subvencionimit të qirasë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se kjo ministri ka ekzekutuar pagesat për masën 3a(punëtorët e sektorit privat) për 7241 përfitues (persona fizik).

Në bazë të pakos emergjente, masa 3a, punëtorët e sektorit privat përfitojnë 170 euro, raporton Gazeta Evropa.

“Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në “Facebook”.

Postimi i plotë i ministres Bajrami:

Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1,230,970.00 EUR.

Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR.

Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR.

Comments are closed.