Daut Haradinaj i jap zemër Rexhep Selimit që do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj i ka dalë në mbështetje bashkëluftëtarit Rexhep Selimit, i cili do të intervistohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Evropa.

“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kujtojmë se Mujë Krasniqi(dëshmor i kombit), Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të 1997-së, në Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

Loading...