Daut Haradinaj pas mbështetjes nga ambasadorët: Vuçiq të kërkoj falje

Me rastin e 21 vjetorit nga Masakra e Reçakut, ambasadorët ai i Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kanë dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se qeveritë ajo e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë që të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të kenë akses të plotë në drejtësi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti nga Aleanca e Ardhëmrisë së Kosoëvës, Daut Haradinaj, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj ka thënë se deklaratat e ambasadorëve e rikonfirmojnë se masakrën e Reçakut e të tjerat e ka bërë Serbia.
Ai ka shtuar se “Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon”.

“Deklarata e Ambasadorëve të SHBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e rikonfirmon edhe njëherë se masakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia. Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon. Të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti Rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me SHBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne”, ka thënë ai.