Daut Haradinaj: Sot do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale është raciste sepse i gjykon vetëm shqiptarët, duke i injoruar krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Ai në Rubikon ka theksuar se nëse dikush do të merrte iniciativë për zhbërje të Speciales, ai është i gatshëm të votoj pro.

“Kam qenë kundër dhe vazhdoj të jem kundër Gjykatës Speciale sepse është gjykatë raciste, ajo gjykon vetëm shqiptarët, kur ne e dimë se ata janë viktime në Kosovë. Kur të gjithë e dinë çka ka bërë Millosheviqi – pardje e kujtuam Srebrenicën, e mos të flasim për masakrat në Kosovë, ende askush nuk është përgjigjur, por mendoj se ka qenë gabim edhe i atyre që ia kanë dhënë besimin kësaj gjykate në atë kohë”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Comments are closed.