Delegacioni amerikan nga Korporata Ndërkombëtare e Financave e SHBA-së nesër në Kosovë

Delegacioni amerikan nga Korporata Ndërkombëtare e Financave të ShBA-së (DFC), nesër, e premte, do të kenë takim të përbashkët me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Sipas një njoftimi për medie, në këtë takim do
të nënshkruhet një Letër Qëllimi në mes Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Ministrisë së Financave për themelimin e Dritarës së Re të garancive bankare për investitorët në energjinë e ripërtërishme.
Sipas komunikatës, kjo ngjarje bën pjesë në vazhdën e takimeve që delegacioni amerikan po realizon gjatë vizitës në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik.

“Koorporata Ndërkombëtare e Financave të SHBA-së, pritet të bashkëpunojë ngushtë me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës, FKGK dhe Ministrinë e Financave, në sigurimin e instrumenteve financiare, perfshirë këtu mekanizmat për garanci dhe kundër-garanci që pritet të lëshohen nga ky institucion që pritet të zvogëloj riskun e garancive bankare”, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar, MFK mbështetur nga Korporata e Sifidave të Mileniumit, ka alokuar mbi 2 milionë dollarë për FKGK, dhe ka nënshkruar Marrëveshjen për Zbatim me FKGK, si mekanizëm kryesor në Kosovë që mbështetë qasjen në financa për sektorin privat.

Kjo marrëveshje rregullon bashkëpunimin në mes të dy organizatave për ngritjen e ekspertizës dhe krijimin e Dritares për Kredidhënie për Projekte dhe Garanci për Energji të Ripërtëritshme.

Hapja e dritareve të reja garantuese është shpallur edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës për të rritur qasjen në financa për sektorin privat./Objektiv/

Comments are closed.