Denoncimi i Gani Dreshajt: Mërgimtarëve që tentojnë të investojnë në Kosovë u lypin përqindje

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj, në “Kallxo Pernime” ka treguar se në Kosovë i kërkojnë përqindje diasporës që provojnë të investojnë në Kosovë.

Vetë Dreshaj është një nga njerëzit që ka jetuar në diasporë por është kthyer në Kosovë.

“Nuk të lojnë me fitu. Ta lypin përqindjen. Unë fatmirësisht nuk i tutna kurrkujt. Por shumë njerëz tanë kthehen. Sepse mendojnë që diaspora është një automat i pareve”, u shpreh Dreshaj.

Ai e ka përmendur edhe një situatë të një investitori gjerman, që thotë se ka xhirime, por nuk është lëshuar në detaje, përkundër interesimit të gazetares Jeta Xharra.

“Ka ndodhë që ka ardhë firma gjermane e kanë vjedhë, ai e ka pasë orën që ka xhiru, me filan ministrin. Këto janë fakte. Nuk po përmendi emra, por ai që e ka bo atë punë, e di që unë e di”, tha Dreshaj.

Comments are closed.