Deputetët e PSD-së i dorëzuan nënshkrimet për seancën e 22 gushtit

Deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD), sot i kanë dorëzuar nënshkrimet për seancën e datës 22 gusht, në të cilën pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

Këtë lajm e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature.
Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.
Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore.
Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka shkruar Sejdiu.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që më 22 gusht të mbahet seanca plenare, ku pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e kësaj legjislature.

Comments are closed.