Deputeti i LDK-së: Nuk e votoj mocionin – nuk bëjmë qeveri me PDK-në

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e mocionit kundër Qeverisë Kurti, theksoi se sot do të duhej të bëhen bashkë për të luftuar koronavirusin.

Avdyli deklaroi se nuk do duhej qytetarëve pos virusit t’u shtohet edhe kjo krizë politike, njofton Klan Kosova.

“Sot ne duhej të bëhemi bashkë për përshakllëzimin e kësaj situate, tani nuk ka interesa politike por duhet tu sherbejmë qytetarëve nuk ka gjë me fisnike se shërbimit t vendit në këto kohë”

“Ne kishim probleme të mjaftushme edhe nga qeveritë e mëhershme, pos koronavirusit ne i shtumë edhe këtë krizë njerëzve”
Avdyli mes tjerash deklaroi se nuk do e votoj rrëzimin e Qeverisë.

“Me mocionin e sotëm po futemi në një paqartesi institucionale, duke krijuar një Qeveri që nuk e di sa do të ishte e bazuar në vullnetin e qytetarëve, por tani ne po bëjmë akrobacione politike që bien ndesh me vullnetin e qytetarëve”.

“Unë nuk e shoh si do të formohet një qeveri e re pasi i kemi disa vija të kuqe, ne kemi thënë që kurrë nuk do të shkojmë me PDK-në, e kemi një vendim e këtë e kemi thënë në cdo lagje e fshat se nuk bëhemi me PDK-në”

“Me AAK-në e NISMA nuk kemi vija të kuqe, mirëpo kto parti janë kundër heqjes se tarifës”.

“Mocioni duhet të shtyhet dhe unë nuk votoj pro këtij mocioni”, deklaroi Avdyli.

“Ky mocion është i ngutshëm dhe duhet të shtyhet, sot duhet të mendojmë për qytetarët dhe familjarët qe mund të jenë të infektuar ose mund të infektohen nga pandemia, sot duhet të mendojmë për njerëzit që kanë mbetnë shtëpi dhe nuk mund të marrin paga”o

Comments are closed.