Deputeti Manaj: Nuk ka shkuarje në pushim të Kuvendit, pa përfunduar Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se ligji për rimëkëmbjen ekonomike është jetik për qytetarët dhe bizneset e vendit tonë në këtë kohë të mbijetesës për shkak të pandemisë.

Prandaj, sipas tij, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike duhet të shqyrtohet dhe aprovohet në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Republikës.

Kështu ka vlerësuar deputeti Manaj, punëtorët dhe bizneset të përjetojnë dorën e shtetit në këto momente kur ata janë duke u ballafaquar me vështirësi dhe shteti duhet të jetë pranë tyre.

“Nuk ka përmbyllje të sesionit pranveror dhe shkuarje në pushim të Kuvendit, pa u përfunduar Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar në fund të postimit të tij në Facebook, deputeti Manaj. /Telegrafi/

Comments are closed.