Deputetja e AAK-së rezulton pozitiv me COVID-19

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur Reshitaj nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.
Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.
Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

Comments are closed.