Dështimi i koalicionit me LDK-në, Kurti takon deputetët e VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbledhur sonte deputetët e ri të këtij subjekti, të cilët i ka njoftuar edhe me sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës, raporton Gazeta Evropa.

“Nën kryesimin e kryetarit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte edhe procesi negociator për krijimin e qeverisë, me ç’rast kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës”, thuhet në një njoftim për media nga VV-ja.

Përkundër paralajmërimeve për përafrim të programeve dhe qëndrimeve, VV-ja dhe LDK-ja ende nuk ka nënshkruar marrëveshje për koalicion qeverisës, pasi që nuk po arrinë të pajtohen për ndarjen e pushtetit.

/Gazeta Evropa/