Dështon transferimi i Blendi Baftiut te Alanyaspor, Turqia mbetet sërish ‘pistë’ për yllin e Ballkanit

Megjithëse dukej punë e kryer, transferimi i Blendi Baftiut te Alanyaspor nuk do të realizohet përfundimisht, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.

Klubi i Alanyaspor kishte dërguar ofertë zyrtare në klubin e Suharekës, derisa afati për ta pranuar atë ishte deri të shtunën në ora 23:49 minuta. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe transferimi i Baftiut te ky klub edhe ka dështuar përfundimisht.

Megjithatë, Turqia mbetet ende ‘pistë’ për reprezentuesin U21 të Kosovës.

Siç mëson Gazeta “Sheshi” është klubi tjetër turk, Fatih Karagumruk, i cili tashmë është futur në garë për shërbimet e mesfushorit 22 vjeçar nga Prishtina.

Skuadra e promovuar këtë edicion në kampionatin elitar të Turqisë ka bërë ofertë për yllin e Ballkanit, ndërkohë që ditët në vazhdim do të jenë përcaktuese për fatin e njërit ndër futbollistëve më të mirë në vend.

Opsion tjetër për Baftiun është edhe Austria, por klubet nga rangjet elitare atje nuk sjellin shumë të ardhura për futbollistin, i cili me shumë interes mund të transferohet drejt Turqisë, ashtu sikurse ka bërë edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Jetmir Topalli, që u transferua te Yeni Malatyaspor.

Comments are closed.