Diego Simeone para ndeshjes me Barcelonën: Nuk dua as të flas për Griezmann

Sot zhvillohet super ndeshja në La Liga në mes Atletico Madrdid dhe Barcelonës.

Tema më interesante gjatë këtyre ditëve në Spanjë ishte rikthimi i Griezmann në “Wanda Metropolitana” por tashmë si lojtar i Barcelonës

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Los Rojiblancos, Diego Simeone, është pyetur në lidhje me sulmuesin francez i cili në verën e kaluar nënshkroi për katalunasit.

“E kaluara e Griezmannit dhe numrat flasin vet, nuk ka nevojë që unë të shtoj asgjë. Nuk do të flas për Griezmannin, sepse ai luan për një ekip tjetër”, transmeton Gazeta Blic.

“Çfarë bëjnë njerëzit është vendimi i tyre, unë kam qenë gjithmonë i qartë se çfarë kam menduar për të kur kam punuar për të”, ka deklaruar Simeone.

Pritet që sonte lojtari francez të vërshëllehet në rikthimin e tij në “Wanda Metropolitana”