Diplomuan 120-të kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ka diplomuar gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

Në ceremoninë e diplomimit të 120 kadetëve të rinj, ka marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Jam shumë i lumtur që sot kam përmbushur njërin prej synimeve të mia të para që nga nisja e mandatit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Me diplomimin e gjeneratës së 41-të të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrat Korrektuese i kemi vendosur në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit. Suksese 120 kadetëve të ri!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.