Dogana e Hungarisë gjen drogë në thasët me speca që u nisen nga Kosova

Në thasët më speca të cilët i kish marrë nga Kosova, dikush ka vendosur që të fsheh drogë.
Mirëpo dogana e Hungarisë ka zbuluar brenda një autobusi nga Kosova 23 kilogramë marihuanë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dogana e këtij shteti, Nemzeti Adó- és Vámhivatal, nëpërmjet një postimi në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=8YaLwF1YCnI

Aty thuhet se sasia e këtyre bimëve narkotike ishte fshehur brenda disa thasëve kinse të mbushur me speca që përdoren për turshi.
Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport.

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë, për të cilët nuk ka akoma informata nëse janë ndalur që të gjithë apo jo.

Comments are closed.