Ish- deputetja Donika Kadaj- Bujupi e ka mohuar se do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, raporton Gazeta Evropa.
“As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit”, ka shkruar Kadaj- Bujupi në Facebook.
Postimi i plotë:
Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë.
As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.
Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.
Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive.
Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës.
Në ndërkohë, unë mbetem e përkushtuar në aktivitete rekreative dhe familjare 🙂