‘Dr.Flori duhet të ketë buzëqeshur nga lart për ju të tre’

Grupi ‘West Side Family’ u rikthye në skenën e këngës Magjike pas shumë vitesh mungesë. Tashmë ata janë sërish tre. Vendin e të ndjerit Dr. Flori tashmë e ka zënë pikërisht vëllai i tij Albani.

Ata kanë kënduar këngën ‘7 ditë’ duke përcjellë shumë emocione në skenë. Të njëjtin përjetim ka pasur dhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ika dedikuar këtij rikthimi një dedikim në rrjetet social.

‘Nga t’ja nis? Atehere po ju tregoj se kisha kaq shume emocion dje per ju. M’u shfaq para syve momenti kur ju @ëestsidefamilyofficial dolet per here te pare ne skenen e Kenges Magjike ,besoj 19 vite perpara ka qene. Ju dolet. Grup i ri.

Une ndodhesha ne salle si spektatore. Aq shume adrenaline mora nga ju aq mesazh te forte kishit, sa u ngrita ne kembe e ulerija “bravoooo bravoooo” . Uee thashe ,cfare ishin keta? Ka qene kenga Deluzion.

Qe nga ai moment, ju kisha te vecante. ….e sot, teksa ju shoh perseri ne skenen e Kenges Magjike, aty ku e filluat, por krah Albanit , nuk di t’a pershkruaj qarte ndjesine time, por dua t’ju them faleminderit qe e bete kete rikthim, e faleminderit @kondialban qe erdhe ne skene me kete peshe mbi shpatulla ….. Flori duhet te kete buzeqeshur nga lart per ju te tre ??? ❤️❤️❤️ .’ shkruan ajo krah postimit.