Drejtori dhe kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Shoshi, u premton mbështetje fermerëve të dëmtuar nga breshëri

Drejtori i Drejtoratit të Bujqësisë në Komunën e Istogut, Lulzim Shoshi, ka vizituar sot disa fermerë në fshatin Trubuhovc dhe Zabllaq, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara pas reshjeve të breshërit që përfshiu këto fshatra, shkruan Gazeta Evropa.

Me këtë rast, Shoshi ka premtuar se do të angazhohet që secilit fermerë të ndihmohet nga Ministria e Bujqësisë, respektivisht nga Departamenti për Ndihmë të Fermerëve.

Lulzim Shoshi është edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, me numër 68.

Postimi i plotë i Shoshit:

Sot, vizitova fermerët në fshatin Trubuhovc dhe Zabllaq, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara pas reshjeve të breshërit që përfshiu këto fshatra.
Së bashku me komisionin për vlerësimin e dëmeve konstatuam se dëmet janë të mëdha. Po ashtu, fermerëve u premtova se do të angazhohem që të gjitha dëmet e gjithsecilit prej fermerëve do t’i procedojmë në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Departamentin për Ndihmë të Fermerëve.
Andaj, do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe në komunën tonë të krijojmë një fond që do t’u dal në ndihmë sadopak këtyre fermerëve të vyeshëm të cilët janë të vetëpunësuar dhe nga puna e tyre mbajnë familjet.