Dreshaj: Me Ramushin president, Kosova do të sigurojë vaksinat për COVID-19

Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se prioritet i subjektit të tyre do të jetë sigurimi i vaksinës, kundër COVID-19.

Dreshaj theksoi se për sigurimin e vaksinës do të shfrytëzojnë ndikimin e kandidatit të tyre për president, Ramush Haradinaj dhe lidhjet e tij me vendet perëndimore.

“Jemi vonë si shtet në lidhje me vaksinimin e popullsisë. Ne si AAK, në programin tonë do të sigurojmë vaksinën nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju them se me Ramushin president, i cili është shumë i afërt me shumicën e vendeve të BE do të shfrytëzoj influecën dhe ndikimin e tij”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket ankesës së Dreshajt në Gjykatën Supreme për mos certifikimin e tij për të kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14  shkurtit, theksoi se do të respektoj cilindo vendim.

“Shpresoj që vendimi të jetë në favor timin pasi lënda është vjetërsuar. Por unë si individ dhe shtëpia jonë, pra AAK-ja do të respektojnë çfarëdo vendimi të Gjykatës Supreme”, shtoi Dreshaj.

Comments are closed.