Drito Kuka mirëpret rifillimin e stërvitjeve

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka mirëpritur vendimin për rinisjen e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë.

“Komiteti Olimpik pas bashkëbisedimit me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK na njoftoi se u dha drita e gjelbër për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë. Sugjerimet dhe protokollet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në email klubeve të xhudos, masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në “Facebook”.

Comments are closed.