Driton Kuka i bashkohet AAK-së

Trajneri personal i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

Lajmin për aderimin në partinë e Ramush Haradinajt, e ka dhënë Kuka, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!
Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj!
Këto parime ishin vendimtare që t’i bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!
Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!
Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit!
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.