Duda Balje ngjitet në Kalanë e Prizrenit, bën shqiponjën me duar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, jo rrallëherë është cak i komenteve për paraqitjen e saj publike.

Përveç paraqitjeve në Kuvend dhe emisione, Duda Balje, ndanë kohë edhe për rrjetet sociale, ku poston fotografi edhe nga jeta private.

Kësaj radhe, Balje ka publikuar një foto sesion nga Kalaja e Prizrenit. Veshur me një fustan të gjatë dhe me një grim të veçantë, deputetja nga komuniteti boshnjak shihet teksa bën shqiponjën me duar.

Per arsye se une jam shteti im .Zato jer sam ja moja država .Because I am my country .Çünkü ben, benim vatanımım…

Posted by Duda Balje on Tuesday, July 14, 2020

“Për arsye se unë jam shteti im. E dua shtetin tim dhe ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo mbi fotografitë e postuara në Facebook.

Comments are closed.