E quajti matrapaz, Gërxhaliu i kundërpërgjigjet Haradinajt

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë e ka quajtur matrapaz ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun, pasi ky i fundit ishte kundër taksës ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se Gërxhaliu bëri propagandë dhe ishte kundër vendit të vetë.

“Safet Gërxhaliu është matrapaz. Ai e pat bo një panair dhe i pat pru qindra biznese serbe  këtu. Ai njeri del e bën propagandë, si kryetar i Odës Ekonomike të vendit të vetë. U dëmtu thojke ekonomia me taksë. Me i thanë hej bre, s’po të vjen marrë. Nuk e kuptoj pse duhet me e dëmtu veten. Këtë s’e bën Serbia. Taksa është e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj në T7.

Mirëpo, deklaratave të Haradinajt i është kundërpërgjigjur Safet Gërxhaliu.

Ai në një prononcim për FaktePlus ka thënë se vendimi për taksën është bërë për popullizëm dhe I planifkuar politikisht.

Sipas, Gërxhaliut Haradinaj nuk i kupton
termet ekonomike dhe për këtë është dahsur t’i mbledh këshilltarët e tij dhe t’ia sqarojnë këtë çështje.

“E tëra ajo që ka thënë Haradinaj aspak nuk më befasoi nga fakti që unë dua të kuptojë që të rinjtë dhe ardhmëria e Kosovës do ta kuptojë të vërtetën që një politikan nuk duhet të ndryshojë që vetëm me iu bind masa dhe ata janë ata që janë dhe dua të besoj se me këtë vendim lidhur me taksën 100% të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës Hardinaj do t’i mbledh këshilltarët e vet dhe ata do t’ia sqarojnë në detaje çka nënkupton termi inflacion, çka nënkupton termi disiplinë financiare, çka nënkupton termi kosto e prodhimit, çka nënkupton shporta e konsumatorit, çka nënkupton rritja e kriminalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar dhe çka nënkupton termi disiplinë financiare”, ka thënë ai.

Gërxhaliu, duke i komentuar deklaratat e Hradinajt, ka thënë se pushteti nuk vidhet por mbrohet.

“Pushteti nuk vidhet, por mbrohet dhe ndërtohet dhe dua të besoj se Ramush Haradinaj kur do t’i mësojë të gjitha këto terme do ta kuptojë të vërtetën sa ka qenë e dëmshe kjo taksë që më së shumti e ka dëmtu qytetarin në Kosovë, kur Kosova ka inflacion 5.5 për qind, kur Kosova e ka shportën e konsumatorit më të shtrenjtën në rajon, çmimet në Kosovë janë definitivisht Kosova rënditet e shtata në Evropë dhe e tëra kjo a nuk qenka dëshmia më e mirë se sa fatale ka qenë një taksë e planifikuar politikisht, e mbështetur në popullizëm dhe në fund nga i cili popullizëm sovrani më 6 tetor e dha edhe verdiktin e vet. Prandaj në këtë drejtim besoj se është koha kur duhet që kryeministri i ardhshëm në praninë e tij nuk duhet të ketë këshilltarë servil por njerëz të profesionit që edhe kur gabon kryeministri me i tregu që ka një vendim të gabuar dhe sot me këtë kryeministri do të kishte me qenë ndër njerëzit më të lumtur po të kish pasur strategji dalëse, por tragjedia është se kur e ka pru vendimin e ka pru për shaka’, ka deklaruar ai.

Ai, ka thënë se një kryeministër i cili pretendon të jetë në familjen evropiane duhet të dije se çka është integrimi ekonomik.

“Duhet të besoj se një kryeministër në detyrë , pra një kryeministër i një shteti që pretendon të jetë në familjen evropaine duhet ta dijë çka është integrimi politik, çka është integrimi ekonomik, çka është bashkëpunimi rajonal çka nënkupton normalizimi i raportve dhe shpqria e lirë dhe çka nënkupton dialogu dhe partneriteti”, ka thënë ai./FaktePlus