E trishtë: Përleshen dy kosovarë në rrugë, njëri nxjerr skalperin dhe i bën plagë 10 cm tjetrit

Një mosmarrëveshje në trafik ka çuar deri në një zënkë më të madhe. Një burrë në Viti e ka prerë me sklaper në krah tjetrin duke i shkaktuar një plagë 10 centimetra të gjerë e 1 cm të thellë, shkruan Reporteri.net.

Burime të Reporteri.net thonë se deri te ky sulm me skalper ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasu dy burrat në trafik.

Ngjarja sic mësohet ka ndodhur në rrugën “Hebib Sejdiu” në Viti.

Të dy personat e përfshirë janë dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari i cili ka sulmuar me skalper është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari M.I dhe R.A janë përleshur fizikisht. Gjatë përleshjes M.I ka nxejerrë një skalper dhe viktimës i ka shkaktuar lëndime trupore në krahun e majtë, një prerje 10 cm të gjatë dhe 1 cm të thellë”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Polici.

Comments are closed.