Edhe ish-komandant “Leopardi” ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe ish- ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, i njohur si komandant “Leopardi”, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Evropa.

“Desha të njoftoj opinionin, miqët, shkokët dhe bashkluftetarër se sot, më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marrë ftesë për t’u paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit!
Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës!
I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj.
Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Elshani në llogarinë e tij në “Facebook”.

Gjatë ditës së shtunë edhe dy ish- ushtarë të UÇK-së, Halil Qadraku nga Prizreni dhe Durmish Gashi nga Rahoveci, kanë bërë me dije se janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

/Gazeta Evropa/

Loading...