Edhe një deputet i LDK-së preket me koronavirus

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, është prekur me COVID-19, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Demaj nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të dashur familjarë e miq,

Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.

Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.

Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.

Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.

Comments are closed.