Edhe sa vota i duhen koalicionit NISMA-AKR- PD për ta kaluar pragun?

Përkundër rinumrimit të 315 vendvotimeve dhe numrimit të votave të ardhura me postë nga diaspora, koalicioni NISMA-AKR- PD nuk e kanë ka kaluar pragun zgjedhor.

Tash, shpresa e këtij koalicion mbetet të vota me kusht, të cilat do të numërohen në ditët e ardhshme.

Por, edhe sa vota i duhen koalicionit NISMA-AKR- PD për ta kaluar pragun?

Sipas të dhënave të KQZ-së, llogaritet se janë rreth 24 mijë vota me kusht, nga të cilat ky koalicion duhet t’i marrë rreth 5 për qind ose rreth 1200 vota, raporton Gazeta Evropa.

Por, në rast se vlerësohet si të vlefshme edhe 4 mijë votat e ardhura nga Serbia, atëherë punët do të vështirësohen edhe më shumë për këtë koalicion.

Ndërkohë sot, KQZ ka vendosur që të rinumrohen edhe 530 vendvotime. /Gazeta Evropa/

Loading...