Edi Rama kundërpërgjigjet pas akuza të shumta për rrëzimin e Teatrit Kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me rrënimin e objektit të Tetarit Kombëtar, duke i reaguar edhe regjisorit Robert Budina.

“Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë, ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.. Por ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

Më tutje, kryeministri Rama ka thënë se nuk është as i shenjtë e as i pagabueshëm.

“Unë s’jam as i shenjtë e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, ka shkruar Rama.

Comments are closed.