Edita Tahiri godet VV-në, tregon pse s’po bëhet koalicioni qeverisës

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në emisionin “A Show” të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.

“LV-ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. LV-ja është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri.

E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK-së dhe LV-së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.

“Mendoj se problemi është të LV-ja sepse po të ishte për LDK-në, marrëveshja do të arrihej. LDK-ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.