Emri i Agim Veliut përmendet për kryeministër

Pas rrethanave që pritet të sqarojë Gjykata Kushtetuese, po shqyrtohet mundësia që qeverinë e ardhshme të formojë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe sipas dakordimeve të deritanishme, do ta formojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n Socialdemokrate.

Burime brenda LDK-së, të arbresh.info bëjnë të ditur se në heshtje është pajtuar ta votojë këtë qeveri edhe Partia Demokratike e Kosovës, por duke qenë në opozitë.

Por, burime ndërkombëtare bëjnë të ditur se Agim Veliu është kërkuar në mënyrë decidive që të udhëheqë me ekzekutivin.

“Agim Veliu është thirrur në takim me Richard Grenell dhe besohet se do të jetë njeriu që do të qeverisë me koalicionin”, bënë të ditur ky burim.

Në fillim të këtij viti, i dërguari presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan, Richard Grenell, është takuar në Berlin me një delegacion të LDK-së, ku ishte edhe Agim Veliu.

Sipas këtij burimi, krejt kjo do të vijë pas sqarimit të rrethanave nga Gjykata Kushtetuese për të cilat do t’i drejtohet presidenti, Hashim Thaçi.

Comments are closed.