Fatmir Limaj nominohet sot për kryeministër të vendit

Fatmir Limajn do të nominohet sot zyrtartarsht për kryeministër të vendit, si kandidat i Koalicionit NISMA-AKR-PD .

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se së bashku me partnerët e koalicionit sot do të mbajë konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i saj Fatmir Limaj.

Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj-Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.