Fazli Hoxha: Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të shkojë e vetme

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh anëtar i kryesisë në qendër, Fazli Hoxha, ka thënë se Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet të shkojë vetëm.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se angazhimi i madh i anëtarësisë, kryetarëve të degëve, forumit të gruas dhe atij rinor, dhe udhëheqjes në qendër, e bën Nismën një parti të fuqishme e cila nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhor.

“Dy muajt e fundit ka pasur me mijëra aderime në Nismën Socialdemokrate, kjo lë për të kuptuar se Nisma duhet ecën vetë në këto zgjedhje, dhe tek pas zgjedhjeve të jetë e hapur për koalicione”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare do të duhej të shkojë e vetme, pa hyrë në koalicion parazgjedhor.
Angazhimi i madh i anëtarësisë, kryetarëve të degëve, forumit të gruas dhe atij rinor, dhe udhëheqjes në qendër, e bën Nismën një parti të fuqishme e cila nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhor, sepse Nisma do të jetë parti përcaktuese për formimin e institucioneve të reja.
Dy muajt e fundit ka pasur me mijëra aderime në Nismën Socialdemokrate, kjo lë për të kuptuar se Nisma duhet ecën vetë në këto zgjedhje, dhe tek pas zgjedhjeve të jetë e hapur për koalicione.
Nisma Socialdemokrate po fuqizohet çdo ditë e më shumë.
Shihemi në zgjedhje!