Ferat Shala: Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen

Kandidati për deputet për Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar sonte banorët e Baicës, Domanekut dhe Tëvdevcit.

“Këta njerëz të mirë dhe punëtorë, ashtu siç e duan dhe nderojnë vendin e tyre, e dinë po ashtu se kujt duhet t’ia besojnë qeverisjen”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tëvdevcit masovikisht dhe fuqishëm po i japin mbështetje programit dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Këta njerëz të mirë dhe punëtorë, ashtu siç e duan dhe nderojnë vendin e tyre, e dinë po ashtu se kujt duhet t’ia besojnë qeverisjen.

Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tëvdevcit e kanë ndarë mendjen: Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen.