Ferat Shala: Drenica i tha sërish po Kadri Veselit dhe PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, ka qëndruar sonte në Tërstenik të Drenasit, njofton Gazeta Evropa.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Ferat Shala, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se Drenica i tha sërish po Kadri Veselit dhe PDK-së.

Postimi i plotë i Shalës:

Lideri ynë, z. Kadri Veseli, sonte i priu ekipit të madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Tërstenik.

Drenica i tha sërish PO Kadri Veselit dhe PDK-së.

Edhe sonte u dëshmua se qytetarët e Kosovës gjithandej, besojnë fuqishëm në idetë politike të z. Veseli, për ta çuar deri në fund procesin e shtetndërtimit dhe për t’i hapur perspektivë zhvillimore ekonomisë së vendit.

Për qytetarët e Kosovës alternativë e pashmangshme politike për një të ardhme të sigurt, po del të jetë PDK-ja.

Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Tërstenikut besojnë në potencialin e madh intelektual të PDK-së, prandaj, qysh tani, jemi të sigurt në fitore.