Fetahu i PDK-së falënderon llapjanët dhe uron Bulliqin për fitorën

Dje u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë.

Në këtë të fundit, fitues doli Shpejtim Bulliqi nga VV, pasuar nga Nexhmi Rudari i LDK-së, ndërsa me 12.40 % i treti u rëndit Naim Fetahu nga PDK, transmeton IndeksOnline.

Fetahu përmes një postimi në FB ka falënderuar qytetarët që ia dhanë mundësinë ta shpalos ofertën për Podujevë, derisa Bulliqit i ka uruar punë të barë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.
Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.
Unë nuk do të ndalem por do të mbesë i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

Me shumë respekt,
Naimi

Comments are closed.