FFK-ja shkarkoi Arianit Ahmetin

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur për shkarkimin e Arianit Ahmetit në mbledhjen e mbajtur sot.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në një intervistë në “RTK”.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, me shumicën e votave të antërarevë te Komitetit Ekzekutiv është vendosur që të shkarkohet zëdhënsi ligjor i yni, Arianit Ahmeti”, deklaroi Salihu.

“Po ashtu është shkarkuar edhe punëtori tjetër i futsallit, Bajram Zeqiri, i cili është involvuar në këtë ngjarje”, shtoi ai.

Salihu i ka konsideruar zhvillimet e fundit si të turpshme për futbollin kosovar.