Fitore Pacolli: Hoti kryeministër “Koti”, Skender Hyseni marionetë e Thaçit

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti.

Sipas saj, Hoti çdo ditë me vendimet e tij ‘ad hoc’ po dëshmon se qeveria e tij është qeveri koti.

Pacolli ka kritikuar edhe koordinatorin Skender Hyseni, duke e quajtur marionetë të presidentit Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Çdo ditë me vendimet e tij ad hoc po dëshmon se qeveria e tij është qeveri koti. U bë kryeministër duke uzurpuar institucionet qeverisëse të shtetit por nuk po arrin dot t’i udhëheq ato. Për të ruajtur pak fytyrë, nëse i ka mbetur ende, ka filluar të ikën përgjegjësive
e detyrave që kanë peshë.

Tha unë jam kryeministri dhe udhëheqi me dialogun. Pak ditë pas u tërhoq dhe vendosi në krye një marionetë të Thaçit që vepron sipas urdhërave të Vuqiçit.

Tani paska ikur edhe nga përgjegjësia që ka mbi menaxhimin dhe kontrollimin e çerdheve private. Këtë përgjegjësi ua ka lënë komunave që në rast se ndodh përhapja e virusit në ndonjë çerdhe përgjegjësia të bie mbi komunat e jo mbi qeverinë. E nëse nuk ka ndojnë shpërthim të pandemisë ngutet e i merr meritat.

Si mund një komunë të marr këtë përgjegjësinë kur nuk ka asnjë kompetencë në hapjen/mbylljen, mbikëqyrjen, regjistrimin dhe licencimin e tyre?!

Kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga Kryeministria.
Tha unë jam kryeministër… ndërsa ne kemi nevojë më shumë se kurrë për një KRYEMINISTËR.

Comments are closed.