Ftesë publike për dërgimin e poezive nga QENDRA „GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR“

QENDRA „GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR“, në vazhdën e veprimtarisë në funksion të ndriçimit të gjenocidit në Kosovë, fton të gjithë krijuesit, që me poezitë e tyre, me tematikë krimet serbe, të kontribojnë në hartimin e një libri poetik.

Poezitë do të botohen nga Qendra „GJENOCIDI NË KOSOVË- PLAGË E HAPUR“, si përmbledhje e veçantë poetike.

Afati i dërgimit: 23 tetor- 20 nëntor 2019.

Dërgimi bëhet në këtë adresë elektronike: info@kosovogenocide.com

Redaksia e hartimit të librit e ruan të drejtën e përzgjedhjes dhe botimit të poezive që përmbushin kriterin tematik dhe atë artistik.
Numri i poezive që mund të dërgohen nuk është i kufizuar.
Poezitë të dërgohen me emër dhe mbiemër të autorit.

Në emër të Qendrës „GJENOCIDI NË KOSOVË- PLAGË E HAPUR“

Isuf Sherifi

Loading...