Ganja e PDK-së: Albin nise ushtrinë në veri se na pate lodh me poezi…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta nis ushtrinë në veri të Kosovës, ku Serbia po e cenon sovranitetin në emër të luftimit koronavirusit, raporton Gazeta Evropa.

“Për dikënd është e lehtë të thërret për vëllavrasje mes shqiprarëve 21 vjet pas luftës.
E lehtë është edhe te shkarkoj e te kap borde duke u fshehur pas pandemie.

Këta rrahagjokës ku janë sot qe kanë futur kokën si struci në zallë kur me urdhër të Beogradit Veriu i Mitrovicës u fut në karantinë.

Qeveria e Kosovës de fakto po e pranon ndarjen e Kosovës me heshtjen e saj. Hajde Albin nise ushtrinë ne Veri se na pate lodh me poezitë e tua gjoja për ‘marrëveshjen e fsheht’me KFOR-in”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ndaj gjendjes në veri, ka reaguar edhe presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe zyrtarë të subjekteve tjera politike, por jo edhe Qeveria e Kosovës.

Comments are closed.