Gashi, PDK: Qeveria në ikje Kurti dështoi të mbështesë financiarisht sportin dhe kulturën

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka reaguar lidhur me dështimet e qeverisë në ikje Kurti lidhur menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë.

Madje ai ka thënë se dështoi të ndaj pakon ekonomike për sportin dhe kulturën.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qeveria e mashtrimit, as pakon emergjente prej 170 milionë euro nuk e realizoi. Deri më tani janë alokuar 65 milionë euro, ndërsa janë ekzekutuar 54 milionë euro, apo 32% e vlerës së planifikuar.

Kosova, si e tërë bota tash e një kohë ballafaqohet me luftën kundër pandemisë.

Koalicioni i mashtrimit VV&LDK, injoroi pakon e propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, prej 320 milionë euro, e cila përmes ligjit kishte për qëllim të përcaktoj masa të përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë së virusit COVID-19 në fushën e biznesit privat, skemave sociale, ndërmarrjeve publike të nivelit qëndror dhe lokal, komunat e Kosovës, familjet pa asnjë anëtar të familjes të punësuar, komunitetin jo shumicë në Republikën e Kosovës, sektorët publikë të cilët përballen me veprimtaritë e menaxhimit të situatave emergjente, ndërrmarjet eksportuese dhe themelimin e Fondit Emergjent për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe pse ekonomia e Kosovës kishte rritjen më të lartë në rajon në vitet e kaluara, e ku parashihej të rritej me mbi 4% në vitin 2020. Qeveria e mashtrimit, duke keqmenaxhuar, duke anashkaluar Kuvendin, duke vonuar realizimin e pakos emergjente shumë të paqartë dhe selektive, ekonomisë së Republikës së Kosovës, ia solli një pako me dëme siç janë mbi 1 miliard humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak.

Gjithashtu, pakoja e premtuar prej 5 milionë euro për kulturën e sportin mbeti vetëm në letër, ku për pasojë, shumë nga aktivitetet kulturore nuk do të realizohen fare duke mbetur dhjetëra artistë të skenës së pavarur pa të ardhura financiare, për më keq, qinrdra lojtarë sportive kanë mbetur pa paga, dhe shumë klube janë të rrëzikuara të shuhen së ekzistuari. /Reporteri.net/

Comments are closed.