Gastronomët kërkojnë t’u lejohet puna edhe brenda lokaleve

Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës(OHTK), në krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, drejtor ekzekutiv sot dorëzuan manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Tahiri.

Në një komunikatë për media nga OHTK thuhet se në këtë takim është biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.

“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre. Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e OHTK-së./EVROPA/

Comments are closed.