Gazetari Kajtazi: Çuditërisht shefi i Thesarit këto ditë ka qenë në pushim, është i afërt me LDK-në

Gazetari Vehbi Kajtazi duke folur për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit ka thënë se drejtuesi i Thesari, Ahmet Ismajli ka qenë në pushim gjatë kohës kur ka ndodhur kjo vjedhje.

Kajtazi ka thënë se Ismalji është njeri i LDK-së, i cili është emëruar në Thesar gjatë kohës sa kryeministri aktual Avdullah Hoti, ka qenë ministër i Financave.

Sipas tij është shumë e çuditshme se si ai ka qenë në pushim dhe askush nuk kërkon llogari nga shefi i thesarit për këtë vjedhje.

“ Janë dy tri elementë që mua më bëjnë të dyshoj se paraja publike nuk është e sigurt, nëse ne hapim një llogari të thjeshte atëherë mundesh me pas fomra të sigurisë që tu ,e të ardhë një sms kur qasesh në një lokalcion të ri. Në sistemin tonë shtetëror nuk ekziston një gjë e tillë. Në kërkesën për paraburgim po thuhet se janë falsifikuar kredencialet e personave të tjerë. Asnjë pagesë nuk mund të kryhet pa u përfshi një varg nënshkrimesh deri te i fundit që është drejtori i Thesarit, dhe drejtori i Thesarit z. Ismajli që është marrë nga BQK me vendim të Avdullah Hotit, i cili çuditërisht këto ditë ka qenë në pushim dhe nuk ka qenë aty dhe askuhs nuk kërkon llogari nga ai. Shefi i Thesarit ka qenë në pushim. Ai është njeri i LDK-së. Është emëruar në kohën kur Avdullah Hoti ka qenë ministër i financave. Askush nuk kërkon llogari prej tij se si në institucionin që ai e drejton të ndodhë një vjedhje e tillë”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Comments are closed.