Gazmend Muhaxheri nuk mendon si Lutfi Haziri për postin e kryeministrit

Kryetari i Komunës së Pejës, njëkohësisht anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash, “sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve”.
I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”.

Muhaxheri ka thënë në një emisionin në RTV Dukagjini se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo gjë mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, nërmjet një statusi në “Facebook” kishte deklaruar se “kryeministri i ardhshëm i Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-së”.

Loading...