Gjakovari arrestohet pasi vodhi rreth 10 euro nga kasaforta e Tyrbes

Një qytetar i Gjakovës është arrestuar dje në Gjakovë pasi që ka kryer vjedhje në Tyrbe.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Në raport bëhet e ditur se i dyshuari ka vjedhur nga kasaforta e Tyrbes rreth 10 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rr. Skënderbeu ,Gjakovë, 17.10.2020-00:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer vjedhje në tyrbe ku ka vjedhur nga kasaforta rreth 10 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Comments are closed.