Gjendja e rëndë e koronavirus, ky është lajmi i fundit nga ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe sonte iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër koronavirus.

Në të kundërtën, ai ka thënë se vendin e presin sfida të mëdha, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

Comments are closed.